
Projekti
Trashëgimia në Lente: Fotografia si kujtim
Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe është realizuar me sukses nga OJQ CET Prizren.
Ky projekt synon të angazhojë të rinjtë dhe nxënësit në ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes fotografisë – si një mjet bashkëkohor dhe kreativ për të komunikuar me të kaluarën. Duke përdorur fotografinë si formë shprehjeje dhe dokumentimi, projekti i fton të rinjtë të eksplorojnë rrënjët kulturore të komuniteteve të tyre dhe të ndërtojnë ura mes brezave, përmes rrëfimeve të vizualizuara dhe ndarjes së kujtimeve.


Kulla e Isë Boletinit, monument i trashëgimisë kulturore në Boletin, Zveçan.
Kulla e Isë Boletinit është pjesë e Kompleksit Memorial të Isë Boletinit, një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në fshatin Boletin, komuna e Zveçan. Kompleksi lidhet ngushtë me jetën dhe veprimtarinë e Isa Boletini, një nga figurat më të njohura të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Kompleksi përbëhet nga disa ndërtesa tradicionale të tipit kullë, të ndërtuara me gurë dhe materiale vendore, që shërbenin si banesë familjare dhe si qendër e organizimit të rezistencës shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Një nga pjesët më të rëndësishme të kompleksit është Oda e Burrave, e ruajtur në formën e saj tradicionale.
















Trashëgimia në Lente: Fotografia si kujtim
Fragmente të ruajtura, të prezantuara me prejardhje të verifikuar dhe me kontekst historik të dokumentuar.
Ulpiana – lokaliteti arkeologjik
XHUBLETA
Xhamia e Sinan Pashës
ndodhet pranë Graçanicës, afër Prishtinës, dhe përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të periudhës romake dhe të hershme bizantine në Kosovë.
Organizata e Kombeve të bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO, renditi në vlerat e mbrojtura Xhubletën shqiptare, si veshje 4 mijë vjeçare.
Xhamia e Sinan Pashës është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit dhe një shembull i spikatur i arkitekturës osmane në Kosovë.
Katedralja “Shën Nënë Tereza”
Kulla e Haxhi Zekës
Muzeu Kombëtar i Kosovës
është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë.Ajo është ndërtuar në nder të Shën Nënë Terezës, figurë me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botën për humanizmin dhe veprën e saj bamirëse.
është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX nga vetë Haxhi Zeka, një nga figurat më të njohura të lëvizjes kombëtare shqiptare.Kulla ka shërbyer fillimisht si banesë familjare, por edhe si vend ku janë zhvilluar takime dhe organizime me rëndësi historike për çështjen shqiptare.
është një nga institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.Ai është themeluar në vitin 1949 dhe është muzeu më i madh në Kosovë. Ndërtesa e tij është një shembull i arkitekturës austro-hungareze të shekullit XIX dhe ka shërbyer më herët si seli ushtarake.
